Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KUKËSI lëviz “gurët”, përveç Hotit edhe 4 lojtarë të tjerë afër verilindorëve (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi duket se ka nisur të punojë në heshtje për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Verilindorët me shumë gjasa pritet t’i besojnë sërish ekipin Rraman Hallaçit, me ish-mbrojtësin që mbajti skuadrën e vendlindjes së tij në Superiore.

Drejtuesit po punojnë në heshtje dhe tashmë janë zbuluar 5 emrat e lojtarëve që pritet të “zbarkojnë” në Kukës për sezonin e ri. Mesfusha dhe sulmi këtë herë kanë marrë vëmendjen e verilinodrëve.

Engjëll Hoti është i pari në listë, me palët që kanë arritur marrëveshjen dhe mes tyre po diskutohen vetëm detajet e fundit. Ndërkohë gjithashtu për mesfushës është menduar të “peshkohet” në Kosovë.

Albert Dabiqaj dhe Mërgim Pefqeli janë të piketuarit e Hallacit. I pari ka mbyllur aventurën e tij me Gjilanin dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg. Pozicioni i tij është mesfushor qendre. Ndëkohë Pefqeli luan si mesfushor krahu, teksa del lojtar i lirë në fund të këtij muaji.

Për sulmin është “peshkuar” në Greqi te skuadra e Iraklis Thessaloniki. Costa Aleksic dhe Denzel Jubitana. Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe pritet që të bashkohen te Kukësi me parametra zero.

[caption id="attachment_696755" align="alignnone" width="770"]Albert Dabiqaj Albert Dabiqaj[/caption]

[caption id="attachment_696756" align="alignnone" width="802"]Mergim Pefqeli Mergim Pefqeli[/caption]

[caption id="attachment_696757" align="alignnone" width="1600"]Costa Aleksic Costa Aleksic me fanelë bardh e blu te Iraklis[/caption]

[caption id="attachment_696758" align="alignnone" width="1280"]Denzel Jubitana Denzel Jubitana[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga