Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi gati për Teutën, verilindorët hapin dyert e stadiumit

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi do të luajë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Një sfidë e rëndësishme për verilindorët që do të tentojnë të marrin 3 pikët për të dalë nga situata e vështirë që gjenden. Megjithatë kjo nuk mund të arrihet vetëm me 11 lojtarë, por edhe me të “12”-tin që janë tifozët.

Kësisoj, përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, verilindorët ftojnë mbështetësit e tyre të jenë sa më të shumtë në numër. Hyrja për ta është mundësuar falas dhe kështu që të gjithë ata që dëshirojnë, mund të jenë prezentë në “Kukës Arena”. Përballja e verilindorëve me durrsakët është programuar të zhvillohet të dielën në orën 15:00.

[caption id="attachment_690265" align="alignnone" width="745"] Postimi i klubit verilindor[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga