Kukësi “blindon” mbrojtjen, verilindorët zyrtarizojnë një 24-vjeçar
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri. Verilindorët kanë mundur të prezantojnë ditën e sotme një mbrojtës. Nën urdhrat e Rraman Hallaçit është vënë franc Lala.
24-vjeçari do të “blindojë” kështu mbrojtjen e skuadrës për sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se palët kanë firmosur kontratë 2-vjeçare.
“WELCOME FRANCI LALAFutboll Klub Kukësi njofton se mbrojtesi Franci Lala është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.24 vjeçari, i lindur në Tirane, vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar, ku sezonin e fundit ishte pjese e KF Korabi ! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Franci Lala dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Franci”, shkruan klubi verilindorë.