Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kristjan Asllani flet para takimit me Sampdorian, tregon objektivat e tij personal

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani flet para takimit me Sampdorian, tregon objektivat e tij

Kristjan Asllani ka folur për Inter TV pak minuta para startit të takimit. Mesfushori i Kombëtares kuqezi është një nga afrimet e verës tek Inter, por që nuk ka arritur të gjejë hapsirat e duhura në ekipin zikaltër.

Sfida ndaj Sampdorias për Asllanin nis nga stoli që pritet të ketë minutat e tij në pjesën e dytë të ndeshjes. Mesfushori i cili shihet me shumë prtishmëri në të ardhem tek Inter ka folur mbi sfidën e mbrëmjes ndaj Sampdorias.

"Për mua është ëndërr të përballem me Stankoviçin, e mbaj mend të gjithë ekipin e tripletës. Gjithsesi ne kërkojmë vazhdimësi pozitive. Kjo ndeshje është vendimtare dhe duhen tre pike. Sampdoria ka fituar besim pasi ato kanë arritur të fitojnë dy ndeshjet e fundit. Janë një ekip i vështirë për t'u përballur, por ne duhet t'i marrim këto tre pikë.

Fillimi im i sezonit? Po shkon mirë, më vjen mirë që të gjithë më ndihmuan që në fillimet e mia. Jam i lumtur për mesazhet që më dërgojnë fansat, dua të vazhdoj të bëj mirë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga