Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Kosova nuk ka autobus për Majlinda Kelmendin, zgjidhja vjen nga...

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova nuk ka autobus për Majlinda Kelmendin, zgjidhja vjen nga...

Majlina Kelmendi arriti që të fitojë medalje ari në sportin e Xhudos në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Ajo ngriti lart flamurin e Kosovës në pjesëmarrjen e parë në këtë kompeticion të rëndësishëm, ndërsa i është rezervuar një pritje fantastike. Por, një detaj jo i vogël e pengon zhvillimin e ceremonisë.

Majlida Kelmendi do të pritet në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë dhe më pas do të shëtisë deri në qendrën e Prishtinës, ku do të pritet nga qytetarët e shumtë, por plani për autobusin e hapur mund të kishte dështuar.

Zgjidhja vjen nga kryeministria e Maqedonisë. Zëvendës kryeministri i shtetit fqinj të Kosovës, Maqedonia, Festim Halili ka vënë në dispozicion autobusin e hapur që Majlinda Kelmendi të udhëtojë nga aeroporti në Prishtinë e më pas drejt Pejës ku është vendlindja e saj.

Festim Halili të njëjtën gjë e bëri edhe për kombëtaren shqiptare pas kthimit nga Franca, ndërsa ai njihet si mbështetës i zjarrtë i ngjyrave kuqezi dhe sportistëve shqiptarë të çdo treve.

Tags:

RIO 2016

Ndeshja që mund të vendosë fatet e Kombëtares kuqezi në rrugën drejt Botërorit 2026. Nga ku do e ndiqni Shqipëri – Serbi?

  • Shtëpia
  • Lokali
  • Stadiumi (kam aplikuar për biletë)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga