Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOMENT/ Panucci iku, po tani?!

Shkruar nga NEWSPORT
KOMENT/ Panucci iku, po tani?!

Nga Përparim Kabo
Ndodhi ajo që pritej: Cristian Panucci iku. Pas një sërë dështimesh e la kombëtaren tonë të futbollit, por me shumë finesë. Nëse në fushën e lojës ai humbi dhe pak ngjyrë dhe shkëlqim, në fushën kontraktore ai u tregua i zgjuar. Priti ta shkarkonin dhe jo të ikte vetë. Kuptohet nga kjo qasje varet se sa paguhesh dhe si e deri kur, bazuar në kontratën që thyhet nga njëra palw shkon kjo pagesë. Këtë gjë kurrë nuk e kemi marrë vesh. As zoti Duka e as sejmenët e tij, por as edhe fluturakët mediatik që në studio televizive që mbrëmë me sy gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur lanë të kuptohej se ai do shkarkohej, pra ata dinin gjithçka që do ndodhte, nuk na e kanë thënë. Ky klan okult në zyra dhe në fusha në studio dhe në restorante po e vret futbollin kombëtar. Nëse një trainer dështon ikën. Ikën sepse ka sedër dhe mendon për karrierën. PoR, nëse disa të tillë që nga Brigel, Bariç, Kuzhe, etj vijnë dhe ikin dhe asgjë nuk ndodh për mirë në futbollin tonë kombëtar ka diçka që nuk shkon, ndaj pyetja pezull mbetet: Panuci iku, po tani?!

Historia e 2016-s dhe historia e De Biazit duket më shumë si një ëndërr se sa një realitet, një ngjarje me prapaskenë gjyqësore se sa një ndodhi në skenë. Fituam në fushë apo në gjykatë, mundëm me ndershmëri apo me pagesë nëndorë? Eleminatoret e Botërorit, një lloj inercie me alibinë brenda, e më tejLiga e Kombeve shkuan keq dhe për dreq. Çfarë po ndodh me futbollin kombëtar? Kjo është pyetja. Ekipi i parw është në një fazë rinovimi, por ai nuk ka as edhe një lidhje me kampionatin kombëtar. Pra kemi një garë brenda vendit që nuk shërben. Po përse? Kush mban përgjegjësi? Nëse në vitet e largëta '70  të shekullit të kaluar, ne i mundnim turqit dhe lojtarët dhe trajnerët ishin të kampionatit kombëtar, kjo pse nuk ndodh në ditët tona?! Koha ecën, bota u hap para, kemi më shumë financa. Atëhere, pse rezultatet mungojnë? Nëse Panucci iku si një dështak, unë e pyes zotin Armando Duka: Zoti, President i Fedeatës, ku u bazuat ju që e zgjodhët si trajner të ekipit kombëtar? Çfarë sigurie patët? A i kishit analizuar kapacitetet dhe përvojën e tij në trajnim? Si dhe sa dallonte dhe ngjasonte ai së paku në kapacitete me De Biazin? A i vutë kushte kur firmosët dhe cilët ishin ata? A kishit ju siguri që ai mund t'i përmbushte ato, etj., etj.?

Pyetjet mund të vazhonin edhe më. Të gjithë ata që të lëpihen rreth e qark dhe ata që të llomotisnin pranë dhe për ju, mund të më thonë: Është ekskluzivitet i Presidentit të Federatës zgjedhja dhe shkarkimi trainerit. Në rregul e pranoj. Por, për ta dhe për ju, zoti Duka, unë dua të them se ndjenjat kombëtare, krenaria kombëtare, flamuri kombëtar, simboli mbi flamur që përfshihen në ndeshjet e ekipeve kombëtare i takojnë kombit, popullit dhe ndjeshmërive të tyre. Një ndeshje mund edhe të mos japë rezultatin që pritet, por kur ato janë në vazhdimësi dhe në disa konkurime europiane dhe botërore, atëhere unë pyes: Kush mban përgjegjësi? Ju, zoti Duka, a mbani? A do tw thoni ndonjëherë: Ju kërkoj ndjesë! Unë gabova me këtë përzgjedhje?! Postin nuk ua kërkon kush e as mandatin, por që të jeni serioz dhe kompetent me futbollin kombëtar po jua këkrkojmë që ç'ke me të nga mëngjesi deri në darkë.

Zoti Duka, kur ekipet tona në Superligë do të kalojnë turet e të shkojnë në grupe si bëri Skënderbeu disa vite më pare?! Kur, djemtë që stërviten në Shqipëri, do shkojnë me shumicë në kombëtare e të tillë ka, madje që vijnë edhe nga nivelet inferiore si është rasti Uzunit dhe Abazaj? Zoti Duka, pse nuk besoni te nja trajner shqiptar? Ai e do flamurin dhe kombin më shumë se një rrogëtar. Ju po qëndroni në krye të federatës pothuaj për 2 dekada, po si nuk dërguat 4-5 veta për shkollim trajnimi në Amsterdam tek Akademia e Ajaxit apo në Itali në Koverçano, në Gjermani apo në Francë, në Spanjë apo në Austri?

Invesimet në sport nuk janë vetëm stadiumet, të cilët, nëse rezultatet do mungojnë si deri më tani, do të mbeten bosh. Panuci iku, por po tani? Nuk kemi më nevojë të vij një tjetër e të nisim të njëjtën histori në fillim me lavdërime, pastaj me dyshime, më tej me sharje dhe në fund me shqelm pas të ndenjurave. Një ditë edhe ai ikën, thotë dy fjalë falenderimi, merr paratë dhe kështu vazhdon zhgënjimi publikut dhe shkatërrimi i futbollit shqiptar. Nëse kjo është gjendja, përgjegjësia është e federatës dhe e juaja, zoti Duka, ndaj unë ju them mendohu mire, ky është shanci juaj i fundit.

Panucci dhe Panuccët janë krijesat e tua të dështuara, ndaj merr përgjegjësinë para kombit dhe ndjenjave të tij sportive. Koha vonon, por ndëshkimi nuk harron!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga