Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOMENT/ Besar(të), faleminderit! Tashmë është koha të dalësh në nxehmje, fusha po të pret...

Shkruar nga NEWSPORT
KOMENT/ Besar(të), faleminderit! Tashmë është koha të

"Besar, duhet të rishikojmë edhe një herë kontratën tënde", ndoshta këto duhet të kenë qenë fjalët e drejtuesve të Kukësit për ish-yllin e mesfushës, Musollin. Për shtatë vite rresht ky lojtar, i bëri të gjitha me ekipin verilindor, aq sa u shndërrua një nga futbollistët më të mirë në Superligën shqiptare.

Fati s'qe me të dhe në këtë fillim sezoni u dëmtua në sfidën kundër Teutës. Fillimisht u duk si diçka kalimtare, por pas ekzaminimeve rezultoi se duhej një ndërhyrje kirurgjikale në gju që të rikuperohej për të qenë sërish në fushë. Si në çdo betejë, ai, as këtë radhë nuk u dorëzua. Madje riaftësimi i tij eci po me të njëjtin ritëm, ashtu siç vraponte vetë në fushë.

Fizioterapistët u mrekulluan dhe motivimi i atij njeriu për të parë gjithmonë përpara ishte befasuese për ta. Gjithçka po shkonte mjaft mirë dhe 29-vjeçarit i bënin "këmbët xixa" për të qenë në fushë. Por, në futbollin shqiptar e paparashikueshmja është gjithmonë prezente. Në mbrëmjen e së enjtes, lidershipi i ekipit verilindor u ftua për një bisedë miqësore, të paktën kështu duhet të ishte. Askush nuk i di me siguri fjalët që janë diskutuar mes palëve, që ndoshta dhe sot kumbojnë në veshët e Besar Musollit.

Sindroma e mosmirënjohjes në klubet shqiptare merr gjithmonë jetë, madje, kat pas kati ka formuar "gradaçela". Kjo, ndoshta është arsyeja që komplekset apo stadiumet e trumbetura nuk po përfundohen kurrë sepse drejtuesit kanë primare të tjera gjëra për paratë që investojnë. E këtë më së miri, kësaj radhe duhet ta dijë edhe Musolli që "copëtoi" këmbët e tij duke luajtur me mund e djersë në tapetin e stadiumit "Zeqir Ymeri", tapet i thënçin...

"Punë e madhe, lekët ka marrë", mund të jenë fjalët e disa tifozëve apo të tjerë që ka ndjejnë keqardhje për largimin në mënyrë të tillë të tij. E sigurt është që mes palëve nuk ka pasur një konsensus. Por, vetë karakteri i Musollit për të mos ulur asnjëherë kokën ka bërë që paratë të kalojnë në plan të dytë, para personalitetit. Lamtumira e tij në rrjetet sociale kishte një nëntekst të qartë: "Tifozë do iu kem gjithmonë në zemër, drejtuesë s'do më shihni më kurrë".

Refuzimi i tij për të dhënë prononcime për mediet, tregoi edhe një herë se karakteri i atij njeriu nuk mund të tjetërsohet, pavarësisht se ç'mund t'i ndodhë në jetë. Oratoria e tij ishte vetëm në fushë, ndaj gazetarët, duhet ta mirëkuptojnë këtë radhë.

Cilësitë nuk do i mungojnë vetëm Kukësit, por edhe Superligës shqiptare. Ndoshta çdo ekip e do një "Musoll" në skuadër. Fjalë-pak e punë-shumë, kontributi i dhënë në futbollin shqiptar s'do harrohet asnjëherë. Besar(të) faleminderit, mos u mërzit! Ti e kreve misionin tënd prej kampioni. Tregove karakter, burrëri dhe deri në fund besnikëri. Ti e kalove edhe këtë sprovë. Nuk iu nënshtrove pesimizmit dhe s'u tjetërsove nga thashethemet. Tashmë është koha të dalësh në nxehmje. Fusha po të pret... /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga