
Arbër Abilaliaj ka folur sot përpara mediave si drejtori sportivi i Partizani. Ablialiaj që zuri vendin e Elton Marinit, nuk ka humbur kohë për të prezantuar idetë e tij për të ardhmen e Partizanit. Ish-futbollisti i të kuqëve është ndalur si fillim tek emërimi i tij në postin e drejtorit dhe për atë që e pret. Më pas Abilaliaj ka folur rreth planeve kontrekte që klubi ka dhe mbi cikëlin ku po mundohet të ndryshojë strategjinë e ndërtimit të e kipit. Ndër të tjera ai është ndalur edhe tek disa futbollistë si Matondo, Hoti, Sadiku, Latifi dhe Grezdën.
Intervista e plotë e Arbër Abilaliaj:
“Është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe, unë kam shumë vite në botën e futbollit por kjo është një përgjegjësi pasi flasim për një klub shumë të rëndësishëm dhe dashur për mua. Idetë i kam të qarta si do të procedojë Partizani, fakti që kam qenë në klub për një vit duke i parë të gjitha më ka bërë mirë. Kemi pasur kohën të diskutojmë shumë gjëra me presidentin Demi për të ndihmuar Partizanin që të jetë dominant, por që të jetë i rëndësishëm edhe jashtë duhet të punojmë në mënyrë profesionale, të bëjmë maksimumin edhe pse jo dhe me punë mund të arrihet gjithçka.
Në pikëpyetje është vetëm koha por drejtuesit dhe ata që qëndrojnë mbrapa nesh janë të qartë që nëse gjërat bëhen si duhen, nuk është e paarritshme asgjë. Kemi lojtarë me moshë mesatare dhe shumë premtues dhe në 2-3 vitet e ardhshme të jenë në një stad. Kemi kërkesa për 2-3 lojtarë tanë të rëndësishëm. Jemi munduar të zgjedhim një trajner që ka këtë lloj CV me këtë eksperiencë, dhe dihet që shkollat kroate jo vetëm rrit futbollist të mirë por edhe të bëjnë një karrierë të madhe.
Kemi synim që grupin aktual ta ruajmë maksimalisht dhe kjo gjë do të bëhet, fokusi është për të ruajtur grupin. Do të ketë 2-3 përforcime që do t’i bëjnë mirë ekipit dhe konkurrenca i rrit. Nuk mund të them ende sa do të marrim apo kë, se jemi ende në negociata, por mund të themi që projekti është i qartë dhe ka nisur para 1 viti dhe i cili është të ulim deri diku nivelin e moshës mesatare në ekip duke bërë të mundur që t’i rrisim në cilësi. Mund të përforcojmë dy-tre pozicione që kemi menduar për të rritur cilësinë në kompeticione, në mbrojtje, mesfushë dhe në sulm, por grupi aktual do të ruhet. Për Matondon ka ofertë nga jashtë, por djali ka kontratë me klubin dhe kjo gjë nuk diskutohet sidomos përpara kompeticioneve europiane. Pjesa tjetër, nëse do të arrijmë në një marrëveshje të dytë që të kënaqen të dyja palët, kjo gjë mbetet për t’u parë. Në këtë moment grupi vetëm do të përforcohet dhe nuk do të ketë asnjë largim.
Matondo ka kontratë edhe 1 vit me klubin pavarësisht se çfarë dëshire mund të ketë lojtari, është një gjë që është e kotë ta diskutojmë sepse kontrata duhet respektuar në fund të fundit. Futbollisti ka një kontratë që duhet ta respektojë dhe normalisht që kjo gjë të mos zgjatet më shumë. Ai duhet të tregohet profesionist, ashtu si edhe klubi është treguar me atë që nga momenti që e ka marrë dhe deri më sot në të gjitha aspektet.
Engjëll Hotit i ka mbaruar kontrata dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë, në listën që na është paraqitur nuk është emri i tij kështu që është lojtar i lirë. Me një pjesë të lojtarëve që Marini kishte kontakte vazhdojmë t’i kemi, jemi edhe me shumë të tjerë me nevojat që ka paraqitur trajneri i ri. Ne vazhdojmë punën që prej një viti. Shumë shpejt do të ketë rinovimi, mund të ndodhë shumë shpejt. Do mundohemi që i gjithë grupi të jetë i kompletuar për fazën përgatitore do të zhvillohet të hënën e ardhshme, pretendojmë të kemi 90-95 % të grupit në disponim.
Për Grezdën ka një interesim, duke pasur parasysh edhe që trajneri ka punuar goxha me të. Është një nga profilet, por nuk është i vetmi, duke pasur parasysh që minimalisht janë katër opsione. Duhen parë se si do të rrjedhin gjërat se jemi ende në fazë bisedimesh e nuk duam të gabojmë në detaje. Por çdo gjë mund të ndodhë, është një nga opsionet që ne po diskutojmë.
Tek Mba kemi investuar një shifër të konsiderueshme dhe na ka dhënë një feedback të mirë në 6 muajt e fundit. Profili i Armando Sadikut nuk na shërben në këtë momente në ekip.
Liridon Latifin e njohim shumë mirë, por na duhet një lojtar që të futet në mentalitetin e klubit dhe të jetë i përshtatshëm për atë që kërkon trajneri i ri”, tha Abilaliaj për mediat.