
I ftuar në emisionin “Skaner” të gazetarit Gerti Çarçani ishte Presidenti i FSHF Armand Duka. Ai foli për rizgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA për herë të dytë, duke shprehur se mbështetja është e madhe
“I kënaqur nga rezultati? Realisht nuk ka si të mos jem i kënaqur. Shumica absolutë më mbështetën. Edhe i surprizuar. Nuk prisja të isha më i votuari. Marrëdhëniet e Fedaratës me të gjithë kolegët kanë qenë korrekte. Edhe marrëdhëniet personale shumë të mira.
Janë të domosdoshme (Diversiteti, Respekti dhe Barazia).
Diversitet sepse jemi të ndryshëm. Duhet të jemi soldiarë. Janë 3 kollona. Futbolli i ka në bazën e saj këto kollona. Jo vetëm UEFA por edhe klubet e futbollit. E respektojmë shumë njëri-tjetrin.
4 vite dhanë një produkt. Mbështetja është më e madhe. Në mandatin e parë dikush mund të ishte më skeptik. Por duke parë kontributin e 4 viteve. Të gjithë kanë kontributin e tyre në bordin e UEFA. 4 vite të vështira që UEFA i ka përballuar me sukses. Ka marrë vendimet e duhura.
Ishim të gjithë unitarë kundër Superligës. Kishim mbështetje të madhe dhe morëm vendimet e duhura nën drejtimin e Ceferin.
Ka patur projekte në rritje. Investime në federatat anëtare, apo federatat në rritje.
Në çdo lloj zgjedhje nuk mund të thuash çfarë fiton një individ. Nuk është zgjedhje insititucionale. Është zgjedhje e një individi që përfaqëson një federatë. Duke qenë në një tavolinë në marrëdhënie të mira, ka sinergji. Kishim finalen e Conference League në Tiranë, që u realizua me sukses. Por edhe aktivitete të tjera që i shërbejnë zhvillimit të futbollit në Shqipëri. Jemi vendi i parë për turne kualifikuese në Shqipëri, për moshat 17 vjeç, 19 vjeç.
Pse jo një kampionat Europian 19 vjeçarësh në Shqipëri. Kemi dhe mbështetjen e qeverisë për të bërë inevstime. Kemi bërë aplikim për kampionatin europian në vitin 2025 apo 2026.
Kam patur urime nga të gjithë. Ishin kaq shumë të interesuar. Natyrisht komuniteti i futbollit. Edhe nga kryeministri që më ka ururar. E kemi lënë që të takohemi pas këtij eventi."