Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ke bërë dëm të frikshëm mbi 2 milionë euro", tifozi i njohur i Tiranës kapet me Tefik OSMANIN: Je problemi i këtij klubi, nuk toleroi askush me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT

Tifozi numër një i Tiranës, siç quhet shpeshherë, Alban Berisha merr gjithmonë vëmendjen me opinionet e tij rreth situatës në klubin e Tiranës. Berisha pas humbjes së fundit të bardhebluve ndaj Teutës, ka komentuar në një post të Neësport.al ku shprehet se Tirana nuk ka toloruar por nuk harron as të godasë drejtorin Osmani, me të cilin duekt se marrëdhëniet nuk i ka të mira.

“Tirona humbi sot për shumë arsye por kurrë nuk dyshoj që ka lënë ndeshjen. Unë jam thjeshtë një tifoz që jetoj shpirtërisht me këtë fanellë! Skuadra ka disa ndeshje që nuk funksionon si skuadër që ti shkelë ekipet kundërshtare pa mëshirë. Me Krujën fituam në minutën e 100-të. Sot Kruja fitoi në Shkodër.

Problemi Tironës është goli. Nuk kemi lojtar goli. Arma më e fortë e Tironës është përgatitja fizike, karkateri, fanella dhe tifozat. Presidenti ka afruar lojtarët më të mirë në qarkullim. Problemi më i madh i Tironës dihet se ku është. Por kur akuzoj, më akuzojnë se e kam personale me drejtorin e madh.

I jap dorën për afrimin e ri, Haxhiun por kurrsesi nuk mund tja mbuloi Haxhiu paaftësinë e tij për postin që ka. Mburret që ka mbushur arkën e klubit me 2 milionë euro ndërkohë që klubi ku kemi shitur ato lojtarë nuk ka kaluar akoma gjysmën e shumës. Drejtori i Tironës i ka bërë klubit një dëm të frikshëm me miliona euro. Gjë që mund ta jap me fakte por dua të themë me bindje që Tirona nuk ka toleruar kundër Teutës.

Ato lojtarë që janë po japin maksimumin, ka volum loje por nuk ka gola. Pjesën e dytë u luajtë para portës por rrallë u godit porta. Shpresoj kundër të kuqve të fitojmë me gola dhe lojë. Ekipi ka nevojë për mbështetje nga tifozat. Fat i madh i ekipit që ka dhe mbështetjen nga Zoti. Falë tij po dalim kampion edhe duke humbur. Zoti e bekoftë Tironën dhe tifozat e saj!”-shkruan Berisha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga