
Xhuljan Kapllanaj
Xhuljan Kapllanaj ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me klubin e Kukësit. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra verilindore nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar ishte pjesë e Kukësit për një sezon, duke u bërë pjesë vitin e kaluar. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur skuadra e ardhshme ku do të luajë Kapllanaj.
Njoftimi zyrtar i Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me mbrojtësin Xhuljan Kapllanaj!
Klubi i Kukësit e falënderon Kapllanajn për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe për profesionalizmin e treguar, teksa i urojmë suksese në vazhdimësi!
Faleminderit Kapllanaj
View this post on Instagram
Poll