Teksa kanë mbetur edhe 5 javë nga mbyllja e sezonit në Kategorinë e Parë, klubi i Lushnjes vazhdon të “dergjet” në rezultate negative, e përkthyer me vendin e fundit në tabelë me 22 pikë.
Këshilli bashkiak i Lushnjes nuk ka humbur kohë dhe ka marrë vendimin për shitjen e 70% të aksioneve, kurse 30% do i mbeten Bashkisë. Ky njoftim është “zyrtarizuar” nga kryetarja e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa.
Rezultatet e dobëta kanë ndikuar drejt privatizimit, ndërsa nga media lokale “Lushjna info”, bëhet e ditur se janë gjetur edhe sponsorizuesit, ndërsa emrat pritet të bëhen të ditur në një moment të dytë.
Fjalimi i plotë nga kryebashkiakja e Eriselda Sefës: “Kërkesa që ju si këshill bashkiak keni bërë pak kohë më parë, në mënyrë që ne të fillojmë përsëri procedurën e privatizimit.
Kësaj radhe jo më me 100% të aksioneve, por t’i ndajmë 70% të aksioneve të dalin në shitje dhe 30% t’i mbetet bashkisë Lushnje”.
