
Valbona
Bashkia e Tropojës përmes një shkrimi që ka postuar me foto në rrjetet sociale, ka njoftuar se klubi i Valbona SH.A ka mbetur pa sipërmarrës.
Tropojanët kërkojnë një sipërmarrës ti ri, ndërkohë që Kategoria e Dytë “debuton” për sezonin 2025-2026 ditën e nesërme, ku është në program edhe ndeshja Naftëtari – Valbona.
E gjithë “rezymeja” e mësipërme është tregues i qartë se klubi i nga Tropoja ndodhet në një situatë kritike. E vështirë për të krijuar një ide të qartë se çfarë do të ndodh me skuadrën e Valbonës, e “braktisur” dhe pa një “shpëtimtar” konkret.
Poll