Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Në Vlorë luftë për Superioren, por kjo sfidë “kënaq” DINAMON, Tomori “fik” Besëlidhjen në Lezhë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Në Vlorë luftë për Superioren, por

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-0

Ndeshja: Është mbyllur 0-0 sfida e Vlorës. Flamurtari dhe Skënderbeu nuk kanë mundur të gjejnë golit në këtë takim, i cili ishte i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë.

Një duel që do të vendoste shumë për fatet e skuadarve në ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm, por tashmë duhet të “pajtohen” me nga 1 pikë.

Nga ky duel më e kënaqur del skuadra e Dinamos, e cila përfiton nga dueli i rivalëve dhe ditën e nesërme ka shansin për të marrë kreun e kampionëtit, teksa udhëton në Cerrik për të sfiduar turbinën.

Pas kësaj përballjeje, skuadra e Ivan Gvozdenovic ka grumbulluar 42 pikë dhe ndodhet në vendin e parë, ndërsa Flamurtari me 39 pikë në vendin e 3-të.

Kujtojmë se gjithashtu është luajtur edhe sfida mes Besëlidhjes dhe Tomorit. Kjo përballje ka përfunduar në favorin e beratasve që triumfuan me shifrat 0-1 në Lezhë. Golin vendimtarë në këtë ndeshje e shënoi Emini në minutën e 75-të. Pas këtij triumfi Tomori ngjitet në vendin e 4-të me 33 pikë, ndërsa Besëlidhja mbetet në fund me 17 pikë.

Kategoria e Parë, java e 22-të

Stadiumi: “Flamurtari”

Arbitër: Andi Koci

Formacionet zyrtare:

FLAMURTARI: Kuka, Bylykbashi, Disha, Qarri, Beqja, Juri, Pjeshka, Fernando, Igor, Johnatan, Pedro. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Idrizaj, Liço, Rapa, Moraes, Lika, Temitope, Qeleshi. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Komenti minutë pas minute:

90+4'- Mbyllet 0-0 sfida mes Flamuartarit dhe Skenderbeut. Nuk ka fitues ne Vlore

87’-Luhet në gjysmëfushën e korçarëve prej disa minutash me vlonjatët që duan një gol për të fituar ndeshjen dhe shtuar shanset për Superioren.

83’-Flores përfiton nga një gabim i mbrojtësve miq në krahun e majtë, por nuk ia del të pasojë për shokët e sulmit duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

67'- Goditje denimi per Flamurtarin, por vlonjatet nuk rrezikojne dot porten e mbrojtur nga Ruci.

55'- Licaj provon te surprizoje Kuken, por topi i goditur prej tij shkon larg kuadratit.

46'- Nis pjesa e dyte. Kuqezinjte dhe korcaret duan golin e avantazhit

45+2'- Mbyllet pjesa e parë ne Vlore. Flamurtari dhe Skenderbeu shkojne ne "paqe" ne pushim.

42'- Skuadrat kerkojne te gjejne golin, por lojtaret jane te pa sakte ne rastet e krijuara.

28'- Rremuje ne zonen e Skenderbeut, lojtaret e Flamurtarit pretendojne per penallti, por Andi Koci nuk eshte i ketij mendimi.

21'- Skenderbeu jep shkendijen e pare, por gjuajtjen e sulmuesit te korcareve e pret Kuka.

13'- Skuadrat studiojne njera-tjetren. Lojen e zhvillojne ne mesfushe.

1'- Starton supersfida në Vlorë, Flamurtari dhe Skenderbeu "luftë" për Superioren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga