
Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme ndeshje e javës së 22-të të saj, teksa 10 skuadrat e grupit A do të zbresin në fushën e lojës. Ekipet do të kërkojnë edhe 3 pikët e fundit në këtë sezon, me Vorën që pikërisht ditën e sotme do të ngrejë lart edhe trofeun e kampiones së grupit A.
Vora që ka siguruar ngjitjen në Kategorinë për sezonin e ardhshëm do të presë në shtëpi Murlanin. Kjo sfidë do të jetë një festë e vërtetë për vendasit. Veleçiku i vendit të dytë do të jetë pushim ditën e sotme, ndërsa Sopoti që ndodhet i 3-të do të sfidojë Valbonën e vendit të 4-të. Ky duel pritet me mjaft interes dhe do të jetë i luftuar mes dy ekipeve, pasi vetëm 1 pikë i ndan në tabelën e klasifikimit.
Gjithashtu Naftëtari dhe Shënkolli bëjnë mes tyre llogaritë për vendin e 5-të, pasi kanë kuotë të njëjtë pikësh. Iliria pret Bulqizën, ndërsa Gramshi sfidon Adën. Të gjithë këto sfida do të startojnë në orën 15:00.