
Ada 1-3 Sopoti
Golashënuesit: Laceja 90’p/ Myslimi 13’, Levendi 32’, Mballani 72’ag
Është mbyllur ndeshja e javës së nëntë në Kategorinë e Dytë mes Adës dhe Sopotit në Grupin A. Miqtë nga Librazhdi morën një fitore pa shumë vështirësi me rezultatin 1-3 dhe vazdhojnë të qetë kryesimin e kampionatit.
Dy gola në pjesën e parë nga Kevin Myslimi dhe Mateus Levendi vendosën rëgjimin e ndeshjes. Në të dytën një autogol i Devi Mballani në pjesën e dytë “vulosi” ndeshjen. Ada shënoi me penallti golin e vetëm në fundin e ndeshjes me Elvin Lacejan por që vlen vetëm për statistika.
Sopoti ruan vendin e parë dhe shkon në kuotën e 22 pikëve, 4 më shumë se Valbona e cila ka në ndeshje për të zhvilluar ndërsa Ada mbetet në fund me vetëm 1 pikë.
Formacionet Zyrtare:
ADA: Marku, Narkaj, Qeleshi, Frroku, Curri, Teixeira, Mballani, Laceja, Hurmi, Pjollaj, Trashani
SOPOTI: Miraka, Jugu, Tanushi, Seferi, Asllani, Mici, Goci, Myslimi, Levendi, Kaloshi, Ukaj