Erzeni dhe Teuta ndanë nga një pikë në derbi teksa barazuan 1-1 në Niko Dovana. Pas ndeshjes, trajneri i shijakasve, Kapllani, foli për Oversport.
“Më vjen keq për djemtë pasi nuk janë të përgatitur të fillojnë ndeshjen me penallti inekzistente. Kishim edhe erën kundër në pjesën e parë. E dyta foli për ne, mund ta kishim fituar takimin. VAR duhej të merrte vendim. Kahrimanovic ka qenë sëmurë, madje ka rënë edhe nga pesha, për këtë arsye nuk është aktivizuar”.