Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kaos me virozën e Kukësit, Erzeni reagon pas “shtyrjes” së ndeshjes: Ju presim nesër në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
Kaos me virozën e Kukësit, Erzeni reagon pas “shtyrjes”

Kërkesa e Kukësit për spostimin e ndeshjes me arsyen se skuadrën e ka kapur një virozë ka bërë lëmsh Superioren. Ndeshja ishte planifikuar për ditën e nesërme në orën 15:00 në Niko Dovana dhe sipas kërkesës së Kukësit, ndeshja do të shtyhej për të hënën në të njëjtën orë. Edhe kalendari i kampionatit pësoi ndryshim pas këtij lajmi por sëfundmi, klubi i Erzenit ka dalë në një komunikatë për shtyp ku hedh poshtë gjithçka.

“Të nderuar tifozë të K.F. ERZENI ! Duke marrë shkas nga disa deklarata/ postime që kanë qarkulluar në median e shkruar dhe në rrjetet sociale, që ndeshja e planifikuar për javën e 8 të kampionatit Abissnet Superiore 2022/2023 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar.

Ju bëjmë me dije që ndeshja do të zhvillohet sipas kalendarit zyrtar të përcaktuar nga FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT.

Ditën e shtunë datë 15.10.2022 ora 15:00  Ju presim të gjithëve në Stadiumin “Niko Dovana” në mbështetje të ekipit tonë të zemrës. FORCA ERZENI.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga