Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Partizani është shtëpia ime", rrëfehet mesfushori i KOMBËTARES: Për mua vendos Edi Reja, e ardhmja dhe kampioni i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Partizani është shtëpia ime",

Ka luajtur në Shqipëri dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar. Ka kontribuar fort për të arritur titullin kampion me Partizanin, por s'ia ka dalë. Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares ka folur në një intervistë për newsport.al. Karriera e tij në Danimarkë duket se është në "shinat" e duhura e këtë e thotë edhe vetë ai.

Shpesh është përfolur për ftesën e marrë për të qenë pjesë e Kombëtares. Për këtë s'preferon të flasë gjatë dhe thekson se gjithçka do e tregojë fusha e blertë. Në fund ndalet te "shtëpia" e tij, siç e thotë ai, te Partizani.

- Sezoni i tretë në Danimarkë. Si po shkon karriera juaj në aspektin personal?
Po, është e vërtetë. Po luaj sezonin tim të tretë në Danimarkë dhe jamë shumë i kënaqur. Jemi në vend të parë dhe gjithçka po shkon për mrekulli.

- Pjesë e Kombëtares, ndër më të përfolur te kuqezinjtë. A beson se do të ftohesh sërish nga trajneri Edi Reja?
Po punoj çdo ditë e më shumë dhe dua të arrij sa më lart, sigurisht duke punuar. Siç e thashë, po stërvitem intensivisht që të jem në formë të mirë. Sa i përket Kombëtares, gjithçka mbetet në dorë të trajnerit Edi Reja.

- E keni ndjekur kampionatin shqiptar?
Po normal. E ndjek çdo javë.

- Po Partizanin?
Sigurisht, Partizani është shtëpia ime.

- Çfarë mendon se nuk shkon në klubin kampion?
Nuk di të them. Unë e shoh vetëm në fushë dhe çështjet personale mbeten pjesë të klubit. Kjo punë i takon drejtuesve.

- Sipas jush kush do të ishte trajneri ideal për të kuqtë?
Nuk mund të them. Ka shumë që kanë kontribuar, por kjo është një çështje që duhet të marrë zgjidhje nga drejtuesit.

- Merkato e janarit po afron. Mesfusha nuk ka bindur shumë. A do të ishte i gatshëm Ramadani të rikthehej edhe njëherë në kryeqytet?
Momentalisht po mendoj vetëm të stërvitem intensivisht. Karriera ime është të vijoj të luaj në Europë.

- Në dijeninë time, ka disa oferta nga klube europiane për shërbimet tuaja. A do të largoheni nga Velje?
Po, ka disa oferta. Siç e ceka dhe më lart, dëshira ime është të shkoj të luaj në një skuadër më të fortë. Po shoh vetëm të ngrihem.

- Cilin ekip zgjedh si kampion të këtij sezoni në Shqipëri?
Partizani do të jetë ekipi kampion i këtij sezoni.

- Jo cilin do, po cila skuadër mendon se ka potencialin e duhur për të "mbërthyer" titullin kampion?
(Qesh) Mendoj se Partizani është i plotësuar në gjitha aspektet. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga