
Është mbyllur në barazim 0-0 derbi mes Partizanit dhe Dinamos. “Blutë” marrin një pikë të rëndësishme përballë kampionëve aktualë.
Pas kësaj sfide ka folur Dritan Mehmeti. Ky i fundit ka theksuar se:
5 ndeshje pa humbje, 3 ndeshje pa gol? Laujtëm ndaj një skuadre që ka një sulm shumë të rrezikshëm. Jam shumë i kënaqur për lojën që u bë. Prandaj quhet derbi, pasi është shumë e vështirë për t’u parashikuar. I kënaqur me barazimin, edhe pse në fund patëm raste të pastra, por edhe Partizani pati rastet e tij.
Keni nevoj për sulmues? Është shumë e vërtetë, pasi ne do të hyjmë në merkato. Një skuadër që ka pretendime ka nevojë të analizojë këto dy faza për të përforcuar skuadrën. Konkurenca rrit edhe cilësonë, por në po bëjmë maksimumin me këto alternativa që kemi. Në fund të dhjetorit do të vendosim pikat mbi “i” për të kuptuar çfarë na duhet.
Do të bleni sulmues? Do të blejmë sulmues, mesfushor, mbrojtës të gjithë.
Entuziazmi? Na ka ndihmuar në aspektin psikologjik për të rritur besimin. Kjo skuadër ka vlera, por edhe në aspektin taktik kemi përmirësuar. Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në ndeshjet e ardhshme do të sulmojmë më shumë. Jam i kënaqur me skuadrën se si e interpretoi lojën ndaj Partizanit, pasi dihen vlerat e kundërshtarit.
Presioni ultrainfensiv? Unë e mendoja të isha në ekuilibër në 30 metrat e para. Ndryshova në pjesën e dytë dhe aplikova gjatë gjithë kohës këtë.
Sugjerim? Ajo stema e TV të jetë më e vogël, pasi na pengon kur shikojmë videot që i marrim nga You Tube".