Cristiano Ronaldo dhe Justin Bieber do të jenë protagonistë në një film për Real Madrid. Futbollisti së bashku me këngëtarin janë në bisedime për rikthimin e filmit të njohur "Goal". Bieber do të luajë si një futbollist i ri premtues, i cili zbulohet brenda natës dhe kthehet në një sensacion. Filmi pritet të fillojë xhirimet në mars të vitit 2017 dhe Real Madrid flitet se do të lejojë stafin të kryejnë filmimet në stadiumin Santiago Bernabeu. Edhe Ronaldo së bashku me Bieber do të jenë dy nga protagonistët kryesorë të filmit, buxheti i të cilit do të jetë rreth 100 milionë euro.
Poll
