
Xhuliano Skuka padiksutim është një lider te Partizani. Sulmuesi dibran vazhjdon të marrë përdore demat këtë sezon duke shënuar gola ven dimtarë për objetivat e të kuqve. Skuka gjeti rrugën e rrjetës edhe ndaj Erzenit në sfidën e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, duke arritur kështu në kuotën e 8 golavë në këtë kampionat.
Menjëherë pas paraqitjeve pozitive me kombëtaren në miqësoret e muajit të kaluar, për sulmuesin e kuq nisësh edhe interesimet e para nga skuadrat europiane. Lecce që luan në Serie A sipas mediave italiane shfaqi interes për të siguruar shërbimet e Skukës. Por jo vetëm kaq, pasi sipas shtypit të shkruar mësohet se për “demin” ka interesime edhe nga ekipe që luajnë në Serie B.
Nuk bëhet e ditur se cila është skuadra që ka interes për shërbimet e Skukës, por Serie B mund të jetë gjithashtu një tjetër pistë interesante, ndërsa nuk duhet të harrojmë edhe interesimet nga kampionati Turk, ku pëlqehen karakteristikat e tij.