
Ditët e fundit jemi mësuar të shikojmë vetëm afrime nga Vora. Me këtë hapa klubi po përgatitet për të qenë një nga pretendetët kryesor për rikithimin në elitën e futbollit shqiptar. Por, pas shumë afrimeve vijnë edhe largimet.
Ditën e sotme FK Vora ka ndarë rrugët me futbollistin Rei Lala. Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin nëpëemjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar. Vorakët kanë falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë duke i uruar atij suksese në të ardhmen.
Kujtojmë që 19 vjeçari u afrua në merkaton e verës nga Akademia U19. Por, rrugtimi i tij me Vorën nuk shkoi siç duhej. Mbrojtësi i majtë u aktivizua vetëm në një ndeshjë gjatë sezonit 2022/23. Kjo gjë ka bërë që dhe rrugët mes palëve të ndahen pas një viti.