12 numrat e parë FALAS!

Version PDF
Na ndiqni edhe në
  • Kreu
  • Botërori 2026
  • Kombëtarja
  • Facenews
  • Vendi
  • Kosova
  • Maqedonia
  • Bota
  • Gossip
  • Sportmix
Created and monetized by

Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA 4 Prill 2023, 14:23

‘JO DOPING, SPORT I PASTËR!’, FSHF, seminar me KF Tiranën dhe FK Kukësin. Drejtuesja e OKAD: Mbështesim sportistët shqiptarë!

Shkruar nga NEWSPORT

Departamenti i Mjekësisë në Federatën Shqiptare të Futbollit bëri bashkë këtë të mërkurë klubet e Tiranës dhe Kukësit, në kuadër të seminarit ‘Jo Doping, Sport i Pastër’, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportivë dhe Organizatën Kombëtare Antidoping. Dopingu përkufizohet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA) si një ose më shumë shkelje të rregullave anti-doping (ADRV).

Seminari i zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit bëri bashkë futbollistët dhe drejtuesit e klubeve të Tiranës dhe Kukësit, të cilët u njohën dhe u informuan mbi fenomenin e dopingut, që dëmton jo vetëm integritetin dhe vlerat e sportit, por edhe shëndetin e vetë sportistëve.

Në këtë seminar të parë, që do të vijojë edhe në ditët në vijim me klubet e tjera të kampionatit ‘Abissnet Superiore’ referoi Violeta Shqevi, e cila mban pozicionin e drejtueses së OKAD (Organizata Kombëtare Antidoping ALBANIA). Në një prononcim për fshf.org, znj.Shqevi shpjegoi se ky seminar është shumë i rëndësishëm për të informuar të gjithë sportistët mbi doping-un, se sa i dëmshëm është ky fenomen. Sakaq, nga ana tjetër, dy klubet u njohën edhe me të rejat lidhur me doping-un.

“Seminari i sotëm ‘Jo Doping, Sport i pastër’ zhvillohet në kuadër të programit vjetor të organizatës kombëtare ‘Anti-Doping’ të Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, të mbështetur edhe nga UEFA. Ne dëshirojmë që të gjithë sportistët e vendit tonë të marrin informacionin e duhur në lidhje me dopingun në sport, me këtë fenomen, i cili dëmton rëndë integritetin e sportit, vlerat e sportit, si edhe shëndetin e sportistëve dhe shkon në kundërshtim me sportin e pastër.

Ky seminar zhvillohet pikërisht për të informuar sportistët, për t’i përditësuar me të gjitha të rejat që ndodhin në fushën e përditësimeve të listës së substancave doping, në fushën e testimit, investigimit, me shkeljet e reja anti-doping. Pavarësisht se vendi ynë, ashtu sikurse edhe vende të tjera, nuk ka laboratorë të akredituar nga ËADA, por testimet që kryhen nga organizata ndërkombëtare anti-doping, shkojnë në laboratorë të akredituar nga ËADA, siç ndodh me të gjithë sportistët e tjerë. Pra, fryma jonë është që t’i mbështesim sportistët, të dinë që ekzistojnë kontrolle edhe në Shqipëri, në çdo sport, jo vetëm në ato individuale, por edhe në ato kolektive, në sportin amator dhe atë profesionist” – tha për fshf.org, Violeta Shqevi, drejtuesja e OKAD në Shqipëri.

 

  

 

Tags:

KRYESORE VENDI KOMBETARJA Lajme tirana kukesi fshf sport seminar jodoping

Poll

Lexo gjithashtu

ARKIVA

VIDEO/ Spektakël për një pikë, 'lumi' i golave mes Arsenal e Liverpool gëzon Manchester City

E Diel 17:51
ARKIVA

“Derbi i Durrësit duhet të luhej në Durrës”, Edi Martini batuta pas humbjes: Na lodhi rruga për në “Air Albania”

E Mërkurë 20:27
ARKIVA

“U duk si një ndeshje e futbollit anglez”, Mehmeti: Final Four vendoset në fund, unë mendoj vetëm të rradhës

E Mërkurë 20:19
ARKIVA

VIDEO/ Manaj rikthehet të bëj “Mbretin Rey”, bomberi shqiptar shënon golin e 20-të përballë Veselit

E Mërkurë 17:54
ARKIVA

VIDEO/ Një kryevepër i jep 3 pikë Dinamos, "Blutë" mposhtin Teutën dhe parakalojnë Tiranën e Skënderbeun

E Mërkurë 19:59
ARKIVA

Humbi me 9 lojtarë, Osmani: Ashtu si rrodhi ndeshja, ky rezultat na jep shpresë

E Mërkurë 17:06
ARKIVA

“Kartonët e kuq të Vllaznisë prishën ekuilibrat”, Tetova: Po rikthehet Egnatia e dy fazave të para

E Mërkurë 17:23
ARKIVA

“S’ka mbaruar asgjë, lufta vazhdon”, Bledar Devolli largohet i emocionuar pas fitores me Tiranën

E Mërkurë 17:32
ARKIVA

“Veç 2 golave, ishim në kontroll”, Erbim Fagu: Nëse luajmë si sot, kualifikohemi

E Mërkurë 17:14
ARKIVA

VIDEO/ Kukësi 'shtyp' Tiranën! Egnatia mposht Vllazninë, por Jorgji çmend shkodranët me 2 kartonë të kuq (Rezultatet + Golat)

E Mërkurë 16:50
ARKIVA

Luhet paralelisht në Kukës dhe Rrogozhinë, formacionet zyrtare të dy gjysmëfinaleve të Kupës

E Mërkurë 14:19
ARKIVA

ZYRTARE/ Përplasin “brirët” me Vllazninë, FSHF-ja i plotëson “dëshirën” Partizanit

E Mërkurë 10:53
ARKIVA

Nga një mungesë për secilën skuadër, formacionet e mundshme të “finales” së parakohshme Egnatia – Vllaznia

E Mërkurë 09:37
ARKIVA

2 rikthime te Tirana dhe 3 mungesa te Kukësi, Fagu e Devolli ‘skicojnë’ formacionet

E Mërkurë 09:25
ARKIVA

Në lojë është “Final – Four”, Dinamo kërkon të thyejë ‘tabu’ ndaj Teutës

E Mërkurë 09:12
ARKIVA

Vëmendja në “Air Albania”, Dinamo – Teuta përplasin “brirët” për “Final – Four”

E Mërkurë 09:06

Revista

Lajmet e fundit

BOTËRORI I KLUBEVE

Problemet e para të Alonsos në stolin e Realit, ylli i ekipit rrezikon sfidën e parë të Botërorit të Klubeve

E Mërkurë 15:26
CONFERENCE LEAGUE

Marrin pjesë në raundin e 2-të të Conference League, te Dinamo optimistë: Short pozitiv

E Mërkurë 14:50
Zbulo më shumë artikuj

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga

gossip

SUPERIORE

LAJMI I FUNDIT/ “Tronditet” klubi, Presidenti më jetëgjatë i Superiores njofton largimin

E Hënë 20:22
SUPERIORE

ZYRTARE/ “Tërmet” te Tirana, mbrojtësi njofton largimin nga kryeqytetasit PAPRITUR

E Hënë 19:52

Newsport është agjencia mediatike e dedikuar për lajme sportive nga vendi dhe bota, analiza dhe intervista, rezultate në kohë reale, ndeshje live dhe gjithçka që kërkoni nga sporti!

Rruga Emin Duraku, Hyrja 1, Apartamenti 14
NIPT: L61808003P

Created and monetized by
  • Botërori 2026
  • Kombëtarja
  • Facenews
  • Vendi
  • Kosova
  • Maqedonia
  • Bota
  • Gossip
  • Sportmix
  • Kontakt
  • Të drejtat e përdorimit
  • Cookies
Created and monetized by