Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ I ndëshkoi korçarët në KUPË, Danilo ALVESH gati për të shënuar edhe në kampionat: Objektivi i Flamurtarit dhe e ardhmja ime, nuk gëzohemi vetëm me pjesëmarrjen

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ I ndëshkoi korçarët në KUPË, Danilo

Prej 3 sezonesh është pjesë e Flamurtarit dhe gjithmonë është cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë të Superiores. Danilo Alvesh, braziliani i kuqezinjve ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al disa orë para sfidës kundër Skënderbeut. Ishte autor i golit të fitores në ndeshjen e Kupës ndaj korçarëve dhe të njëjtën gjë shpreson ta bëjë edhe sot.

Flamurtari është një nga klubet që ka pasur pakënaqësi për gjykimin, megjithatë këtë temë 26-vjeçari nuk dëshiron ta prekë. Dënimi i Skënderbeut nga UEFA sipas tij nuk ndikon aspak në lojën e korçarëve, ndaj ndeshjen e sotme e konsideron të vështirë. Skuadra e tij duket e dorëzuar për titull dhe këtë e thotë edhe ai vetë teksa thekson se Flamurtari dëshiron Kupën e Shqipërisë dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

- Danilo, ishit autor i golit në ndeshjen e Kupës kundër Skënderbeun. Si e sheh sfidën e sotme që do të luani sërish kundër korçarëve, por për kampionat?

Ndeshja e sotme, ashtu si të gjithë të tjerat është shumë e rëndësishme. Tashmë nuk ka më kohë për të bërë hap fals dhe deri në fund të sezonit duhet të japim maksimumin.

- A beson se do të shënosh sërish ashtu si në Korçë?

Shpresoj që po. Kam punuar shumë për këtë.

- Ju keni pasur probleme me gjykimin në ndeshjet e shkuara. A mendon se edhe sot arbitri do të jetë protagonist? A i druheni gabimeve të tij?

Në fakt nuk më pëlqen të ndalem te kjo pjesë. Çdo ndeshje është e ndryshme, asnjëra s'është njësoj. Ne jemi të përqëndruar në lojën tonë dhe duam të japim maksimumin për të marrë më të mirën.

- Si është atmosfera në skuadër?

Shumë e mirë. Para çdo ndeshje jemi shumë të motivuar, e sigurisht kur luajmë përballë Skënderbeut duam të japim më të mirën.

- A mendon se dënimi i dhënë nga UEFA për Skënderbeun do t'ua bëjë ju më të lehtë një fitore të mundshme përballë korçarëve, pasi ata janë poshtë moralisht?

Jo, nuk e mendoj këtë. Asnjë ndeshje, përballë askujt nuk do të jetë e lehtë deri në fund të kampionatit. Për sa i përket dënimit të dhënë nga UEFA për Skënderbeun, mendoj që është një situatë e keqe për vetë ata dhe sigurisht ndikon edhe në kampionatin shqiptar.

- Cili është objektivi final i Flamurtarit?

Objektivi ynë është të fitojmë Kupën e Shqipërisë dhe të shkojmë në Europa League. Asnjë skuadër nuk kënaqet në një kompeticion vetëm me pjesëmarrjen. Të gjithë duan të lënë gjurmë dhe të futen në histori. Ndaj objektivi ynë në këtë sezon është të shkruajmë emrin e Flamurtarit si fitues i Kupës së Shqipërisë.

- Fundi i sezonit po afron. Po e ardhmja e Danilo Alvesh cila do të jetë?

Nuk mund të flas për të ardhmen. Jam i fokusuar totalisht te Flamurtari dhe dua që të japim më të mirën. Dua të arrijmë objektivin e vënë në fillim të sezonit dhe më pas të shohim. Por, fillimisht dua të arrij këtë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga