Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ "Do të vazhdoj të jem këtu", Sulejman Starova zbulon të ardhmen dhe merkaton e Partizanit: Ja ku jemi përqëndruar

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ "Do të vazhdoj të jem këtu", Sulejman

Festat te Partizani me siguri do i kalojnë disi në qetësi pas triumfit kundër Vllaznisë në ndeshjen e fundit të vitit 2017 me rezultatin 3-1. Pas një fillimi të ngadaltë ose të themi larg çdo pritshmërie duket se të kuqtë tashmë po kthehen në rrugën e duhur.

Për Newsport.al është trajneri i "Demave", Sulejman Starova që analizon sezonin deri më tani, objektivin për të arritur kupat e Europës në fund të sezonit, si edhe merkaton ku synon lojtarë nga tregu vendas.

- Starova, si mund ta përkufizojmë sezonin e Partizanit deri më tani ?

Mund të them se është sezon me luhatje. Ekipi nuk e nisi aspak mirë dhe lojtarët që u morën gjatë verës rezultuan të gjithë të dështuar ku më pas filluan të largohen një e nga një. Them se ai start i dobët e ka penalizuar disi ekipin në këtë sezon.

- Pra, merkato që u bë gjatë verës bën që Partizani të jetë larg pretendimeve të fillim sezonit ?

Merkato nuk ishte e duhura. Janë larguar 10 futbollistë që erdhën gjatë verës. Edhe Çani që erdhi me bujën më të madhe nga të gjithë rezultoi të ishte i dëmtuar dhe nuk i shërbeu thuajse aspak ekipit. Të tjerët më pas u larguan njëri pas tjetrit dhe mund të them se deri më tani e kemi përballuar sezonin me gjysmë ekipi.

- Beson realisht që Partizani do arrijë kualifkimin në kupat e Europës këtë sezon ?

Unë shpresoj që ta arrijmë. Ne do japim më të mirën tonë që të bëjmë një sezon sa më të mirë në vazhdim dhe në fund të kemi suksesin e kupave të Europës. Them se ekipi është përmirësuar disi, ku periudhën e fundit kemi arritur rezultate pozitive.

- Për t'u ndalur pikërisht tek faza e dytë që ka qenë shumë pozitive për ekipin tuaj. Ka pasur ekipe ndryshime pozitive ?

Faza e dytë nuk është mbyllur ende pasi ka edhe 2 ndeshje ku mund  të marrim akoma pikë të tjera. Kjo fazë ka ndihmuar si nga ana psikologjike ashtu edhe sportive ekipin. Mendoj se kemi qenë në hapin dhe ecurinë e duhur.

- Ka nevojë ky ekip për të tjerë elementë shtesë ?

Patjetër që ka. Kam vetëm një gjysmë ekipi dhe do mundohemi tani që hapet merkato që të plotësojmë boshllëqet. Nuk mund ta përballojmë deri në fund kampionatin me këto lojtarë.

- Merkaton e përmendët edhe ju. Partizani po punon për lojtarë brenda apo jashtë Superligës ?

Ne po punojmë që të marrim lojtarë nga Superliga shqiptare. Kjo për arsyen se është më e lehtë të merren futbollistët këtu dhe ne i njohim më mirë pasi aktivizohen në Shqipëri.

Por nuk mund të përjashtoj as lojtarë që mund të vijnë nga jashtë, pasi zyrtarët tanë punojnë në shumë pista për të afruar futbollistët e duhur për ekipin.

- Po e ardhmja e juaj?

Unë do të jem këtu, siç vazhdoj të jem.

- Faleminderit dhe gëzuar festat!

Faleminderit, gëzuar edhe ju. Suksese në punën tuaj! /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga