Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ilir DAJA nxit debat mes dy gazetarëve: Specialistët e stadiumeve e hoqën nga Partizani; Çarçani: Fakt, Vllazninë nuk e mposhti dot

Shkruar nga NEWSPORT

Ilir Daja po bën mirë me skuadrën e Ballkanit në Kosovë, aq dhe në Shqipëri është kryefjalë e çdo media sportive. Trajneri kryeqytetas ishte edhe mbrëmë pranë triumfit të radhës në Conference Leage. Mirëpo lojtarët në fund nuk arritën të mbanin ritmin e kundërshtarit duke pësuar dy gola. Pikërisht për Ilir Dajën ka shkruar Dritan Laçi.

“Si ka mundësi që një trajner dështak si Daja të bëjë mrekulli të tillë me emrin Ballkani. Pres të ma thonë këta specialistët e shkallëve të stadiumit që nuk lanë llaf sa e hoqën nga Partizani”, thotë ai me ironi. Komentet janë të shumta, ndërsa në sy bie ai gazetarit sportiv Gerti Çarçani.

“Te Partizani provoi, guxoi, por me Vllazninë nuk ia doli ta mundte. Këtu (te Ballkani) po punon dhe po prodhon sukses”, komenton Çarçani.

I menjëhershëm reagimi i Laçit: “Ajo është një pjesë e historisë. Por, e vërteta është që futbolli ynë ka frikë nga e vërteta. Ajo e vërtetë që pamë edhe në verë gjatë ndeshjeve të Kupave. Që jemi një mizerje edhe përballë Kosovës, që po tregon se kur presidentët rrinë aty ku duhet, futbolli ecën përpara dhe me pak gjë. Ballkani sonte, loja më ka surpriza. Asgjë mangët nga një ekip europian, dinjitoz në çdo aspekt. Dëshirë, pasion, vizibilitet dhe shënjestër…”

Ndërkohë Çarçani ia kthen sërish: “Për atë pjesë të historisë që po flasim, trajner ishte Daja. Nuk e kapi dot titullin. Barazoi në Korçë dhe e mundi Vllaznia. Këtu po prodhon sukses”, përsërit sërish gazetari sportiv.

[caption id="attachment_662834" align="alignnone" width="744"] Komentet[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga