Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I projektuar si titullar, Jasir Asani tremb Sylvinhon para Europianit

Shkruar nga NEWSPORT
I projektuar si titullar, Jasir Asani tremb Sylvinhon para Europianit

Jasir Asani është në qendër të vëmendjes së mediave sportive në vend. Mëngjërashi i kombëtares shqiptare ka bërë me “dhimbje koke” trajnerin Sylvinho teksa ky i fundit e ka në planet e tij për EURO 2024. Ai ishte projektuar si titullar, por planet me sa duket mund të ndryshojnë për shkak të angazhimit të Asanit me ekipin korean ku aktivizohet.

Siç raportohet në media, ai ka pasur përplasje me drejtuesit e Gwangju. Sulmuesi i krahut të djathtë ka dashur të largohet në merkaton e verës, por presidenti i klubit koreant ka vënë veton duke e mos lejuar një gjë të tillë. Të gjendur në këto kushte, stafi teknik i Gwangju ka vendosur edhe të mos e aktivizojë.

Pikërisht kjo situatë ka shqetësuar jo pak trajnerin e kuqezinjve. Dy muaj larg EURO 2024, një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë rrezikon të mos ketë rendimentin e duhur për këtë kompeticion të rëndësishëm. Priten me interes zhvillimet e reja në kampin kuqezi, ndërsa duhet theksuar se Jasir Asani është pikë kyçe në epokën "Sylvinho".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga