
Opinionisti i njohur sportiv i futbollit italian Ivan Zazaroni i ka kushtuar një editorial të gjithë Kombëtares Shqiptare në faqet e ‘’Quotidiano Sportivo’’, duke theksuar se ajo është kthyer në Kombëtaren e dytë për italianët. Ai shpjegon arsyen pse për italianët Kombëtarja Shqiptare është bërë Kombëtarja e dytë që ata mbështesin në këtë Kampionat.
Ja shkrimi i tij i plotë: ‘’Ishte Listeri i Ranierit ai që na ktheu kënaqësinë e përrallave të futbollit. I jashtëzakonshëm është edhe Europiani i Shqipërisë më italiane të të gjitha kohëve ajo e De Biassit dhe Tramezanit, të cilët iu drejtohen lojtarëve në gjuhën tonë në fushë dhe jo vetëm, duke i çuar ata drejt rezultateve historike, të paharrueshme. Nuk është rastësi që në ditët e kaluara kryeministri në Tiranë një ish-basketbollist është shprehur se ky ekip po bën për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë atë që se ka bërë asnjë subjekt tjetër. Shqipëria është bërë shumë e afërt për ne falë Berishës,Hysajt, Ajetit,Bashës,Memushajt lojatrë që luajnë të gjithë në Kampionatin italian. E ndjekim me më shumë simpati,ndajmë gëzimin me të dhe deri në minutën e fundit me rumunët kemi shpresuar që ajo të merrte tre pikët e para, të cilat mund ti mundësojnë kalimin e mëtejshëm.
Raporti ndërmjet italianëve dhe shqiptarëve nuk ka qenë asnjëherë miqësor përkundrazi. Vetëm futbolli me veçanësinë e tij,atë pak të mirë që ka arriti ta përmirësonte sadopak këtë raport qoftë edhe përkohësisht dhe kjo është një përrallë brenda përrallës’’, mbyll shkrimin e tij Zazaroni.