Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goli i parë në Superligë me fanelën e Teutës, sulmuesi Oshafi: I lumtur që ndimova ekipin, Kallaku do të jetë një afrim cilësor

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i parë në Superligë me fanelën e Teutës, sulmuesi

Superliga ka mbyllur javën e 16-të me takimin e fundit mes Teutës dhe Kastriotit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Niko Dovana, u mbyll me shifrat 2-0 në favor të “Djemve të Detit”. 3 pikët e arritura ditën e sotme kanë ndezuar garën në fundin e tabelës, pasi kan çuar në 1 pikë diferencën mes tyre.

Në fundin e takimit ishte autori i golit të parë Oshafi, i cili bëri një ndeshje të mirë për Teutën dhe arriti që të vuloste fatin e takimit.

Deklarata e sulmuesit Oshafi:

Jam shumë i lumtur për golin pasi ndihmova ekipin. Por më gëzon fitorja dhe pikët më tepër. Ndihem shumë mirë pasi më është dhënë besimi nga trajneri dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. Ia dedikoj golin familjes për mbështetjen e madhe të tyre dhe të gjithë atyre që me ndjekin.

Kallaku: Është një ardhje shumë cilësore dhe na ka gëzuar shumë pasi do të jetë një element i mirë që do të na mbështesi dhe më shumë ne sulmuesit.

Ndihem më mirë në qendër, ngaqë jam dhe pak i gjatë. Ekipi të jetë sa më lart në renditje, të mos diskutohet mbijetesa dhe objektivi i dytë të shënoj sa më shumë gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga