
Tirana është në prag të një tjetër transferimi të rëndësishëm. Pas blerjes së sulmuesit maqedonas Dejan Blazevski, bardheblutë duket se kanë një emër që do të mbulojë krahun e majtë mesfushës. Bëhet fjalë për futbollistin e Kukësit Eni Imami. 25-vjeçari ka hyrë në negociata me 24-herë kampionët e Shqipërisë dhe është gati të firmosë si futbollisti i dytë bardheblu i Tiranës. Nuk ka një shifër zyrtare për fitimet e Imamit, por përshtatja e tij në qendër dhe krahun e majtë të mesfushës i jep frymëmarrje teknikut Ze Maria.
All - Paragraf - 3
Ndërkohë presidenti Refik Halili dhe stafi teknik po angazhohet dhe për plotësimin "Tiranës 2", plotësimit me rezervat, që deri tani janë një problem më vete te bardheblutë.
Poll