Ishte trajner moshash në Shqipëri, Glen DAJA i bashkohet të atit te Ballkani
Shkruar nga NEWSPORT
Ballkani i Ilir Dajës ka konfirmuar dy afrimet e reja në stafin teknik. Trajneri i ekipit nga Suhareka do të ketë pranë tij si ndihmës trajner Glen Dajën, i cili më herët ka qenë trajner i moshave në Shqipëri. Veç të birit në staf është afruar dhe Ardi Kabashi që do të mbuloj rolin e video analistit.
"Nga sot stafit tonë teknik i bashkohet si ndihmës trajner dhe në rolin e video analistit.Të dyve i dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!!"