Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjysmëfinalja me Egnatian, Vllazninë e “braktisin” DJEMTË e saj

Shkruar nga NEWSPORT
Gjysmëfinalja me Egnatian, Vllazninë e “braktisin”

Vllaznia do të udhëtojë në “Egnatia Arena” për t’u përballur me Egnatian në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 14:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që synojnë edhe finalen e “Air Albania”. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar 1-1 dhe llogaritë e finales do të vendosen në Rrogozhinë. Shkodrranët si kampionët në fuqi do të synojnë të mbrojnë “kurorën”, por nuk do të jetë aspak e lehtë për ta.

Për këtë përballje Goce Sedlovski do të duhet të  bëjë pa dy titullarë të rëndësishëm. Shkodrën e kanë “braktisur” djemtë e saj  në duelin vendimtar për të kapur finalen e Kupës. Bekim Balaj dhe Erdenis Gurishta janë të dëmtuar dhe ndaj rrogozhinasve shanset janë të paktë që ata të zbresin në fushën e lojës.

Në të tilla kushte trajneri maqedonas do të duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre. Kuqezblutë priten të rreshtohen me 3 mbrojtës, 4 mesfushorë dhe 3 sulmues.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Qarri, Juric, Bulatovic, Shehi, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Marku, Latifi, Çoba, Kaina. Trajner: Goce Sedlovski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga