
Klubi i Partizanit ka marrë një vnedim të rëndësishëm përsa i përket aseteve të klubit. Impianti i ri i të kuqve, Kompleksi Partizani, nuk do të mbajë më këtë emër pasi drejtuesit kanë vendosur ta ndryshojnë, raporton media e shkruar.
I ndërtuar me shpejtësi dhe debutimi erdhi në këtë sezon, Kompleksi nuk është ende 100% i kompletuar pasi drejtuesit kanë ndërmend të bëjnë investime të tjera, si hoteli apo tribunat pas porte.
Përsa i përket emrit të ri, ai do të quhet “Arena e Demave”, që është edhe nofka e skuadrës. Një emër i veçantë, por mbetet të shihet edhe reagimi i tifozëve të kuq.
Poll