Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Gabimi" në kontratë mund t'i kushtojë rëndë Partizanit, sulmuesin e kuq e liron klauzola 400 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
"Gabimi" në kontratë mund t'i kushtojë

Partizani bëri një lëvizje të mirë në merkaton e verës, një vit më parë, ku në muajin shtator afroi në ekip sulmuesin Jasir Asani. Edhe pse fillimisht lojtari nga Shkupi i Maqedonisë iu bashkua ekipit B, cilësitë e tij bindën drejtuesit që ta kalonin brenda një kohe të shkurtër në ekipin e parë.

Në kontratën që kanë nënshkruar palët, e cila është 4 vjeçare, është bërë një "gabim" që mund t'iu kushtojë rëndë të kuqve. Në kontratë është specifikuar që nëse Asani vendos të shlyejë kaluzolën e tij që është 400 mijë euro, mund të largohet edhe më shpejt, ndonëse kontrata është 4 vjeçare.

Ndërkohë që Asani ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Azerbajxhani dhe Kazakistani, të cilat janë të gatshme të shlyejnë klauzolën që mban të lidhur lojtarin e me ekipin e "Demave", Partizani i qahet frikës se nuk do mundet të përfitojë asgjë më shumë në rast se sulmuesi vendos të largohet për një rrogë të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga