
Bota e futbollit ka marrë një lajm tragjik teksa legjenda braziliane Pele ka ndërruar jetë. Prej javësh ai ishte i shtrirë në spital nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve por tashmë nuk ia ka dalë të fitojë betejën e fundit. Në vitin 2021 ai ishte diagnostikuar me kancer në kolon dhe trajtohej vazhdimisht. Lajmin për vdekjen e konfirmon agjenti i tij Joe Fraga.
Pele është mbreti i futbollit në Brazil dhe për shumë, është më i miri i historisë. Tre Botëror të fituar me Brazilin e mbajnë atë mes më të mirëve në librat e historisë së këtij sporti të bukur. Pele revolucionalizoi futbollin me talentin, pasionin, atleticizmin dhe madhëshitnë e tij duke bërë që emri i tij të shkruhet përjetësisht me gërma të arta në futboll.