Kampionati i futbollit amator amator 9×9 “FSHF Sunday League” i organizuar nga FSHF ka hyrë në një fazë interesante, teksa pas ndeshjeve të javës së pestë në zonën e Tiranës janë përcaktuar thuajse edhe skuadrat pretendente që do të rivalizojnë deri në fund për të kaluar në fazën play-off.
Në Grupin A, janë aktualisht dy skuadra që vazhdojnë të mbajnë të pathyer rekordin dhe kanë regjistruar pesë fitore në po kaq javë. Prestige MFC mundi me rezultatin e thellë 6-0 ALBAMER dhe ruan kreun me golavarazh më të mirë se Panthers Shkodër, që mposhti 4-1 COCA COLA TEPELENA dhe ka po 15 pikë. Në vendin e tretë është ROAMEL që pas fitores 2-0 ndaj VILA-L MFC ka 12 pikë, e ndjekur nga KKD që ka po 12 pikë pasi mposhti ANTIGONEAN me shifrat 3-0. Renditja vijon me FC DUSSEL, që u ndal na barazim 1-1 nga BTL, e më tej MD dhe Pastaria, që regjistruan fitore në këtë javë të pestë. Rrugën e suksesit e gjetën këtë javë edhe Futura Dent dhe North Gate.
Në Grupin B, skuadra e ATS ruan kreun e vetme me 15 pikë në 5 ndeshje, teksa mundi këtë javë bindshëm 5-2 RAIFFEISEN BANK. E ndjek në vendin e dytë Dajti që u shfaq në formë pas fitores 8-1 ndaj ECO EMPIRE dhe ka 12 pikë, po aq sa edhe IMMI që fitoi 3-1 me FC Confucius. Në vendin e katërt renditet SECURITY OKTAPUS me 11 pikë, që gjithashtu fitoi 3-0 me Barrikadën, ndërsa në vendet 5, 6, 7 dhe 8 janë 4 skuadra me nga 10 pikë secila e më konkretisht NOVA, Kastriotët, Hidro Alfa dhe Al Ar. Rikthehet te fitorja HOMELAND PATRIOTS, ndërsa barazimi i vetëm i javës në këtë grup ishte ai mes NOVA dhe PRIMO MFC.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së pestë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:
FSHF Sunday League Albania
Java e 5-të
Grupi A
FC Dussel 1 – 1 BTL
Panthers Shkoder 4 – 1 COCA COLA TEPELENA
MD 3 – 0 Ferraj FC
Pastaria 3 – 1 JU AR PLAST
VILA-L MFC 0 – 2 ROAMEL
Prestige MFC team 6 – 0 ALBAMER
JATA MARKET 1 – 2 Futura Dent
FB PASSION 2 – 3 North Gate
ANTIGONEAN 0 – 3 KKD
Grupi B
ATS 5 – 2 RAIFFEISEN BANK
IMMI 3 – 1 FC Confucius
SECURITY OKTAPUS 3 – 0 Barrikada
NOVA 2 – 2 PRIMO MFC
ELSO 2 – 5 Kastriotet
DAJTI 8 – 1 ECO EMPIRE
Hidro Alfa 2 – 4 HOMELAND PATRIOTS
Al Ar 2 – 1 Enco Al

