Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTOLAJM/ Opsion për Partizanin, rikthehet Xhuliano SKUKA

Shkruar nga NEWSPORT

Xhuliano Skuka mund të rikthehet te Partizani për Kupat e Europës. Edhe pse nuk ka diçka zyrtare, sulmuesi dibran ka kërkuar nga drejtuesit e Metz huazimin në një skuadër tjetër ku të ketë mundësi të luajë.

Kësisoj, të kuqtë mbeten opsion për të veçanërisht në Kupat e Europës. Partizani do të luajë në Champions League, kompeticion që mund të shërbejë si katapultë për lojtarin e njohur.

Ditën e djeshme, ai ka qenë prezent në “Niko Dovana” për të ndjekur nga afër finalen mes Erzenit dhe Korabit. Në një postim në rrjetet sociale, Skuka shfaqet i lumtur ndërsa shkruan me batutë: “Takim burgu”, teksa shfaqet me Xhynejt Çutrën.

Pritet me interes të shihet nëse Skuka do të rikthehet sërish te Partizani, skuadër në të cilën shkëlqeu dhe arriti të transferohej në kampionatin francez me Metzin.

[caption id="attachment_695487" align="alignnone" width="385"]Postimi i Skukës Postimi i Skukës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga