
Spanja dhe Gjermania zhvilluan një nga ndeshjet më të luftuara në këtë botëror. Takimi u mbyll me shifrat 1-1, një rezultat që nuk i shkon aspak përshtat gjermanëve. Spanja ka në dorë fatin e Gjermanisë në sfidën ndaj Japonisë, pasi në rast fitoreje të iberikëve dhe “Panzerave” të dy ekipet mund të sigurojnë biletën për në fazën tjetër.
Në përfundim të takimit ishte trajenri Luis Enrique i cili u shpreh rreth takimit dhe zbuloi pjesë nga biseda e tij me Flick. Spanjolli tregoi që me Flick kanë lënë një takim në finale.
Deklarata:
"Kemi lënë një takim për finalen me Flick. Te Bayern ai pati një karrierë në nivelet më të lartë të futbollit. Hansi është një person i arsimuar dhe me shumë kulturë, që di të flasë mirë dhe është shumë i respektueshëm në pankinë. Le të shpresojmë që të realizohet ajo që thamë për finalen."
Gjermania në mbrojtje: "Dje ishte e mrekullueshme. Ata vuajtën nga qarkullimi ynë i topit, por në duele janë shumë të fortë. Kanë shumë nivel të lartë fizik dhe shumë cilësi të mira teknike."