Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Tifozja më e “zjarrtë” e Kroacisë: Shihemi nesër ndaj Belgjikës, dua Francën në finale

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Tifozja më e “zjarrtë” e Kroacisë: Shihemi

Ivana Knoll është në qendër të mediave rozë në Botërorin e Katarit dhe arsyet janë qartësisht të shikueshme. Ish-Miss Kroacia ka marrë vëmendjen e mediave me prezencën e saj në stadiume për të mbështetur kombëtaren e saj dhe nuk ngurron të veshë rroba që i lënë pak vend imagjinatës.

Famën e mori në Botërorin e Rusisë dhe ylli kroat, tashmë influencuse në rrjete sociale, është kthyer në një sensacion duke mposhtur frikën në shkallët e stadiumit pavarësisht rregullave strikte të autoriteteve vendase. Modelja rrezikon arrestimin dhe së fundmi në një intervistë për TuttomercatoWeb ajo shprehet se nuk priste të bënte një bujë kaq të madhe.

Për Kroacinë jeni gjithmonë prezente në stadium ashtu si lojtarët në fushë – Unë gjithmon i kam ndjekur ata, që nga Botërori i Brazilit në 2014-tën, gjithmonë e bëj kur kam kohë dhe mundësi. Gjithmonë mundohem të jemë prezente.

Sa larg mendon se do shkojë Kroacia? – Epo...si Botërorin e fundit në Rusi, pres të shkojmë në finale dhe të sfidojmë Francën për një rematch ku do të hakmerremi.

Në Katar jeni kthyer në ikonë, më e fotografuara në tribuna – Edhe në Rusi, gjithçka filloi aty në ndeshjen ndaj Nigerisë. Një foto u bë virale por nuk prisja të bëhej kaq e madhe sa ç’është bërë tani. Çdo ndeshje është një mundësi për photoshooting dhe mua më pëlqen.

Vërtetë beson se do shkoni në finale? – Sigurisht që e besoj. Ne jemi kroat dhe surprizojmë gjithmonë.

[gallery ids="669738,669739,669740,669741"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga