Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Lajm fantastik për Ballkanin dhe futbollin kosovar, shihni projektin e ri të stadiumit me 17 mijë ulëse

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Lajm fantastik për Ballkanin dhe futbollin kosovar, shihni projektin

Një lajm fantastik vjen pak orë para ndeshjes së Ballkanit me Viktoria Plzen e vlefshme për sfidën e parë të grupeve në Conference League. Prej vitesh e muajsh, në Kosovë kërkohej një terren i përshtatshëm dhe me kushtet optimale për të luajtur ndeshje të nivelit të lartë europian.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është i vetmi që plotësonte deri diku standartet por përdorimi i tij i tepruar e ka degraduar gjithnjë e më shumë gjendjen me Përfaqësuesen dardane, Prishtinën, Ballkanin, Dritën, Gjilanin e Dukagjinin që të gjitha luajnë ndeshjet ndërkombëtare në këtë impiant.

Në Suharekë është prezantuar një projekt i ri për stadiumin e qytetit nga vetë kryetari, Bali Mahmutaj, i cili shprehet i gatshëm të përmbushë detyrat e tij në emër të Komunës. Stadiumi në fjalë do të ketë një kapacitet prej 17 mijë ulësesh dhe do të jetë i gjithi i mbuluar duke ofruar kushte mjaft komode për tifozët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga