Humbja me Vllazninë rihapi garën për titull në Superiore me Tiranën që nuk ja doli të vriste kampionatin dhe të shkonte 9 pikë përpara por tashmë shohin nga pasqyrat shkodranët 3 pikë mbrapa. Një humbje që nuk kapërdihet lehtë ndaj një rivali direkt që i ka marrë plot 7 pikë këtë sezon.
Mungesat janë dicka që e mundon trajnerin Shehi. Ndaj Vllaznisë mungoi lideri Aleksi për arsye kartonash por edhe goditja e janarit Kristal Abazaj që shtangu me dëmtimin e supozuar të frikshëm pas ndeshjes me Erzenin.
Frika e një mungese të gjatë ka ikur dhe anësori bën që Tirana të festojë sërish teksa ka nisur stërvitje e personalizuar, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga vetë ai. Sulmuesi pritet të rikthehet i gatshëm në fund të këtij muaji dhe kampionët në fuqi besojnë shumë te cilësitë e tij për të ruajtur fronin e kampionit.
[caption id="attachment_680525" align="alignnone" width="540"] Kristal Abazaj ne palester pas demtimit[/caption]