I gjithë futbolli shqiptar i ka sytë te derbi i së hënës më 6 mars edhe pse janë ende për t’u luajtur ndeshjet e Kupës. Madhësia e kësaj ndeshje është aq e rëndë sa nuk mund të tregohesh modest e të fokusohesh në sfidën e rradhës.
Prej ditësh kjo ndeshje është ndezur jashtë fushave me deklarata nga ish-protagonsitë apo postime në rrjete sociale nga lojtarë aktual. Pas postimit të tifogrupit të Tiranës, Fanaticsat, kanë reaguar edhe ata të Partizanit, Ultras Guerrils.
Në llogarinë e tyre në rrjete sociale, tifogrupi ka ndarë disa foto të ish-lojtarëve të kuq të cilët kanë ndëshkuar me gola ndër vite Tiranën. Nuk mund të mungojë edhe Xhulio Skuka i cili ka rindarë një foto në fitoren e fundit në derbi, e cila erdhi me golin e tij.