Formacioni i javës nga “ Newsport” motivon klubin e Erzenit: Ndaj Skënderbeut fitojmë bindshëm
Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Erzenit ishte një nga ekipet që u përfaqësua me më shumë lojtarë në formacionin e përzgjedhur nga “Newsport.al”. plot 4 lojtarë të shijakasve morën vendin e tyre në 11-tëshen më të mirë të javës se 5-të, teksa bashkë me ta kishte vend edhe për Alfred Deliallisin.
Erzeni ka postuar foton e hedhur nga “Newsport.al” në rrjetet sociale, ndërsa “kërcënon” Skënderbeun për sfidën e ardhshme në kampionat.
“Shijaku me 4 lojtarë dhe trajnerin ne formacionin më të mirë të javës së 5-të.Urojmë që në ndeshjen e të mërkurës me Skënderbeun të jemi dhe më të forte për ta fituar bindshëm ndeshjen!” , ka shkruar klubi shijakas.
Kujtojmë se sfida me Skënderbeut do të luhet të mërkurën në orën 15:00, në stadiumin "Egnatia Arena".