
Danimarka mori një fitore të artë 4-1 ndaj Rusisë në shtëpi. 3 pikëshi i parë në ndeshjen e funditë të grupeve, por që I siguroi danezëve vendin e dytë dhe kalimin direkt për në fazën e 1/8. Pas mbylljes së sfidës, të gjithë lojtarët dhe stafi i Danimarkës u mblodhën në mesin e fushës për të pritur përfundimin e sfidës tjetër, Belgjikë-Finlandë.
Një pjesëtar i stafit të Danimarkës po shikonte në flashscore (faqje që jep rezultatet e ndeshjeve në kohë reale) nëse kishte përfunduar sfida në San Peterburg apo jo. Në momentin që zbulojnë se sfida ishte mbyllur, te Danimarka shpërthen festa pasi kalojnë në raundin tjetër të Europianit edhe pse nuk përjetuan një moment të mirë pas ngjarjes me Eriksen.
Poll