
Shtatori duket si muaji i kombëtares shqiptare. Përveç kombëtares A që mori rezultate pozitive në kualifikueset e Euro 2024, edhe Shpresat kanë arritur të sigurojnë 6 pikë në dy sfida. Fitorja e ditës së djeshme për U-21 është spektakolare.
Djemtë e Alban Bushit fituan ndaj Rumanisë me përmbysje 3-2, një fitore që i mban në krye të grupit E për kualifikueset e Euro 2025. Për këtë sukses ka reaguar edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka falenderuar lojtarët për emocionet që na dhuruan.
“Urime Kombëtares U-21 për fitoren fantastike ndaj Rumanisë!
Një fitore me një përmbysje që na dhuroi emocione të mëdha. Vlerësime maksimale për të gjithë djemtë tanë që dhanë gjithçka në fushën e lojës.
Pas festës së sotme duhet të fillojmë menjëherë punën për ndeshjet e rradhës për të ecur përpara drejt objektivit kualifikim në Euro 2025”, ka shkruar Duka.