Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri Ze Maria karikon skuadrën dhe flet për objektivat: Kampionatin e nisim me 100 në orë, motivimi më i madh kur vesh fanellën e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Ze Maria karikon skuadrën dhe flet për objektivat:

Skuadra e Tiranës do të luajë këtë sezon ëpr herë të parë në historinë e saj në një kategori inferiore. Trajneri Di Maria duket se i ka idetë e qarta për këtë sezon të ri të bardhebluve dhe ka folur për Supersport përpara takimit me Ilirinë.

“Kategoria e Parë është një kampionat që do të na cojë në Kategorinë Superiore, ky është objektivi ynë, ndaj e nisim me 100 në orë, pasi ky është ritmi ynë, dhe kjo rruga që duhet të bëjmë”, u shpreh fillimisht Ze Maria.

“Të gjitha skuadrat do të duan të mundin Tiranën, si në të parën dhe në Superire, Nuk duhet tu japim mundësi dhe të relaksohemi, duhet të jemi të bindur te vlerat tona dhe të mos u japim hapësira , pasi cdo skuadër do të bëjë gjithcka kundër kësaj Tirane, pasi është skuadra më e madhe e këtij kampionati.

Nuk do të jetë e lehtë sidomos kur luajmë jashtë pasi ndaj Besës e pamë që struktura nuk është optimale, bari i lartë dukej si fushat në Brazil 30-40 vjet më parë dhe na ngadalësoi. Duhet ta bëjmë fatin tonë sidomos këtu ku nuk duhet të marrim asnjëherë më pak se 3 pikë, duke patur respekt për kundërshtarët por pa harruar që jemi Tirana.

Motivimi më i madh është kur ti vesh fanellën e Tiranës, pavarësisht nga Kategoria ku luan apo kundërshtari që përballesh, ti mbron këto ngjyra dhe ky është motivimi më i madh, luan në Kategorinë Superiore apo atë inferiore”, vijoi braziliani.

 

” Nëse luajmë mirë dhe fitojmë tre pikët do ishte perfekte. ne për këtë përgatitemi, për të ndryshuar pak futbollin nëse më lejoni ta them duke lënë mënjanë modestinë, Për ta ndryshuar pak me atë cfarë kemi parë, të luajmë gjithmonë me shumë zotërim pasi është e vetmja mënyrë për të krijjuar hapësira dhe nëse ja dalim do të ishte shumë bukur”, përfundoi trajneri bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga