Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

ZYRTARE/ Humbja ndaj Spanjës ndeshja e fundit për Toni Kroos, mesfushori gjerman ‘pensionohet’ nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Humbja ndaj Spanjës ndeshja e fundit për Toni Kroos,
Toni Kroos duke u përqafuar me Carvajal

Gjermania u eliminua nga Euro 2024 pasi u mposht nga Spanja me rezultatin 2-1. Pritësit e këtij kompeticioni nuk ia dolën që të shkonin më tej çerekfinales, duke marrë këtë humbje që dhemb shumë.

Por ajo që dhemb shumë është pensionimi i Toni Kroos. Për mesfushorin gjerman kjo ishte ndeshja e fundit dhe duke marrë parasysh eliminimin gjithçka mbyllet këtu për 34 vjeçarin.

Një karrierë e gjatë për Kroos, i cili me kombëtaren e tij ka zhvilluar plot 113 ndeshje. Në të gjitha këto sfida, mesfushori ia ka dalë që të shënojë edhe 17 gola. Pavarësisht mënyrës si e mbylli karrierën, Kroos mbetet një legjendë e Gjermanisë dhe e futbollit në tërësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga