Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Po shihte ndeshjen Itali-Spanjë, legjenda e "Azzurrëve" grabitet në shtëpinë tij

Shkruar nga NEWSPORT
Po shihte ndeshjen Itali-Spanjë, legjenda e "Azzurrëve"
Roberto Baggio

Shtëpia e futbollistit italian Roberto Baggio u grabit nga persona të armatosur gjatë kohës që po luhej ndeshja Itali-Spanjë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se futbollisti në tentativë për të ndaluar grabitësit është përplasur me ta dhe për pasojë ka marrë disa lëndime në kokë.

“CNN” shkruan se autorët kanë hyrë në banesë për të grabitur, ndërkohë që Baggio bashkë me familjen po shihnin ndeshjen midis Italisë dhe Spanjës.

“Baggio u përpoq të mbronte familjen e tij dhe u godit me armë në kokë”, shkruan CNN.

Incidenti filloi rreth orës 22:00 dhe zgjati për rreth 40 minuta. Ai dhe familjarët e tij u mbyllën në një dhomë ndërsa hajdutët plaçkitën shtëpinë. Vlera totale e asaj që u vodh nuk dihet ende.

Edhe pse vila e futbollistit ka qenë me kamera, policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët dhe të bëjë arrestimin e tyre.

Mirëpo Roberto Baggio ka qenë me fat që në kohën që ka ndodhur grabitja, në banesë nuk ndodhej Topi i Artë që ka fituar në vitin 1993.

Me sa duket, sipas burimeve hetimore, Topi i Artë ruhet në kasafortën e një banke të besuar dhe pikërisht për këtë, banditët nuk kanë mundur ta marrin atë, ndërsa kanë shkatërruar shtëpinë e kampionit nga Caldogno.

Baggio, i konsideruar gjerësisht si një nga futbollistët më të mirë në botë, ka luajtur ndër të tjera për Juventus, AC Milan, Inter Milan dhe kombëtaren italiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga