Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Kam një skuadër të mirë”, Spalletti pas fitores në miqësore: Ndaj Shqipërisë do të shikoni Italinë e vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam një skuadër të mirë”, Spalletti pas fitores
Luciano Spalletti - Kombëtarja shqiptare

Italia ka mposhtur në miqësoren e dytë Bosnje Hercegovinën me rezultatin minimal 1-0. Goli i Davide Frattesit ishte vendimtarë në këtë përballje, që i jep fitoren kështu “axurrëve”.

Luciano Spalletti ka folur pas kësaj përballjeje. Trajneri i italianëve thekson se ka një skuadër të mirë e cila është gati për të sfiduar çdo kundërshtarë.

“Driblonim më mirë në fushë, pak më shumë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë pamë cilësi. Dështuam në pasimin e fundit dhe në shënimin e golave, kishim 2-3 topa.

Scamaça ka luajtur një ndeshje të mirë, portieri i mori dy topa të bukur dhe nja dy herë nuk pati fat në drejtimin e topit, por e gjeti veten me të tjerët, shkëmbeu topa, pra luajti një ndeshje të mirë.

Pozicioni i Chiesas është pak nga pozicioni i tij, tek Juventusi ai luan si sulmues i dytë, ndërsa duke e vendosur në të majtë mendojmë se do të bërë të dy rolet. Ai u hap në dy raste dhe pati shansin të dilte një me një, nuk shkoi mirë.

 Bëmë atë që duhej të bënim, jemi të bindur që kemi një skuadër të mirë, atëherë do të duhet të futemi në atmosferën e ndeshjes reale. Kemi pasur dy skuadra thuajse të ndryshme, që kanë luajtur për t’i parë të gjitha nga pak, që të kemi mundësi për t’u përmirësuar.

Ne e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe ndaj Shqipërisë do të shikoni se çfarë është e aftë të bëjë Italia”, deklaroi trajneri italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga